“Ky sekt është rrezik i madh!”/ Budina i përgjigjet Metës nga Burreli

“Ky sekt është rrezik i madh!”/ Budina…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar edhe sot protestat, duke u ndaluar në qytetin e Burrelit.

Aktori dhe regjisori, Edmond Budina gjatë fjalës së tij, ka komentuar deklaratat e Presidentit Meta i cili mbrëmë në Opinion tha se shembja e Teatrit i intereson lobit serb dhe prorus në Uashington për destabilizimin e Shqipërisë.

Aktori tha se ka një lëvizje të madhe anti-shqiptare që ka punuar dhe punon për të keqen e Shqipërisë por ai bën thirrje që o sot, o kurrë të mbrohet identiteti kulturor.

“Na takon ne sot pa pasur parasysh se çfarë partie i përkasim, besimin fetar, krahina, të gjithë duhet të jemi bashkë. Të shembim këtë të zezë. Shihni çfarë punojnë ata. Edhe sot kanë filluar të përçajnë edhe brenda partive opozitare, LSI, PD etj. Gjejnë mënyrën për të futur bindje e përçarje. Të ngrihemi së bashku, ti shporrim. Sepse ky sekt është rrezik i madh.

Nuk e di nëse e dëgjuat dje Presidentin Meta, por e kuptoni se ka një lëvizje të madhe anti-shqiptare, anti-kombëtare. O sot, o kurrë, të mbrojmë identitetin kombëtar që armiqtë e Shqipërisë kanë punuar për të keqen. Bëhuni të gjithë bashkë për ta shporrur këtë klikë uzurbatore” tha Budina. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit