Ky vend është në prag të urisë prej ndryshimit klimatik: Kemi 4 vite pa shi, tani hamë insekte

Ky vend është në prag të urisë…

Pas katër vitesh pa shi, Madagaskari është në prag të urisë. Dhe sipas OKB -së, është vendi i parë që përballet me një rrezik akut të urisë për shkak të ndryshimit të klimës dhe jo luftës ose ngjarjeve të tjera katastrofike.

Thatësira, më e keqja që ka goditur vendin në katër dekada ka varfëruar komunitetet rurale në jug. “Ne kemi një uri të qartë në këto zona dhe është një uri e bazuar në klimë, jo një konflikt” tha Sally Tacral, një zëdhënëse e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, për “BBC”.

OKB vlerëson se 30,000 njerëz në vend aktualisht po përjetojnë nivelet më të larta të njohura ndërkombëtarisht të krizës ushqimore. Mungesat e ushqimit janë në nivelin 5.

Dhe ka shqetësime të arsyeshme se ky numër do të rritet me shpejtësi pasi Madagaskari hyn në të ashtuquajturën “stinë të ligët”, periudhë midis dy kulturave, gjatë së cilës nuk ka të korra.

“Ajo që po përjetojnë këta njerëz është e paparë. Dhe pjesa më e keqe është se ata nuk janë përgjegjës për ndryshimet klimatike vetë. Ata nuk djegin lëndë djegëse. Por ata po vuajnë pasojat” tha Tacral.

Në fshatin e izoluar të Fantiova, familjet kohët e fundit i treguan një ekipi të OKB -së që i vizitoi se çfarë hanin për të mbajtur frymën.

“Unë i pastroj insektet sa më mirë që të mundem. Por unë nuk kam pothuajse ujë“, tha Tamaria, nënë e katër fëmijëve, për BBC. “Këto janë ato që fëmijët e mi hanë çdo ditë për 8 muaj tani, sepse nuk kam asgjë tjetër për t’i ushqyer ata” shton ajo.

“Sot nuk kemi asgjë për të ngrënë përveç gjetheve të kaktusit” thotë Bowle, nënë e tre fëmijëve. Kohët e fundit ajo humbi burrin e saj nga uria. E njëjta gjë ndodhi me një fqinj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit