Ky vend pune paguhet 20 000 euro në muaj, por askush nuk e dëshiron!

Ky vend pune paguhet 20 000 euro…

Ndoshta do të mendonit se nuk do të ishte e vèshtírë që doktòrë nga e gjithë bota do të shprehnin gatishmërinë që të punojnë në një vend të bukur të Zelandës së Re, në Tokoroa. Dhe kjo bíndje gjithsesi do të shtòhet kur bukurisë së natyrës i shtòjmë edhe kùshtet që ofrohen për një vend të tillë të punës. Përfitimet janë: rreth 20 mijë euro në muaj, pa punë gjatë natës e as në fundjavë, me qera të vogël, katër ditë pune, 12 javë pushim në vit.

Por, përkùndër këtyre kùshteve një doktòr që shërben tashmë atje nuk ka mùndur të gjejë “zëvendësuesin” e tij. Madje në katër muajt e fùndit ai tregon se nuk ka marrë ndonjë “përgjigje interesi”.

Alan Kenn, 61 vjeç, punon si doktòr në Tokoroa, një fshat me rreth 13,500 banorë dhe rreth 130 milje në jug të Auckland.

Ai ishte zhvendosur nga Britania e Madhe, 30 vite më parë, por mendon se lárgësia e fshatit nga qytetet e mëdha dhe ngárkesat në punë mund të kenë kontribuar në mùngesë të interesimit për studentët e mjekësisë nga ato zona.   

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit