Ky vend u jep studentëve një javë pushim që “të bien në dashuri”

Ky vend u jep studentëve një javë…

Nëntë kolegje profesionale në Kinë po inkurajojnë studentët e tyre të gjejnë dashurinë gjatë një jave pushim që do të marrin në prill. 

Kolegjet do të mbyllen në datat 1-7 prill dhe kanë udhëzuar studentët të argëtohen.

Kolegji zbaton sistemin e pushimeve pranverore me shpresën se studentët mund të mësojnë të duan natyrën, ta duan jetën dhe të shijojnë dashurinë”, tha Liang Guohui, zëvendësdekan i Kolegjit Profesional të Aviacionit Mianyang. “Dilni nga kampusi, merrni kontakt me natyrën dhe ndjeni bukurinë e pranverës me të dashurin tuaj”, thuhet në njoftimin e kolegjit, sipas Business Insider.

Kolegjet pjesëmarrëse janë të gjitha shkollat profesionale për punë në industrinë e aviacionit, si pilotët, stjuardesat, kontrollorët e trafikut ajror dhe personeli i sigurisë së aeroportit. Pushimi njëjavor i pranverës ka nisur që nga viti 2019, por tema e këtij viti, “shijoni lulet dhe shkoni të bini në dashuri”, i jep një theks të veçantë romancës.

Njoftimi vjen mes një përpjekjeje të Kinës për të rritur normat e lindjeve dhe martesave, të cilat kanë rënë me shpejtësi. Kompanitë lokale, provincat dhe bashkitë po eksperimentojnë me mënyra të ndryshme për t’i shtyrë njerëzit të angazhohen, të tilla si ofrimi i “licencave martese” 30-ditore ose nisja e fushatave duke u kërkuar grave të qytetit të takohen me beqarë më të vjetër në fshat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit