La fshatin për të shkuar në Angli, si u kërcënua shqiptari për të ruajtur “shtëpinë e barit”?

La fshatin për të shkuar në Angli,…

Agostin Deda la fshatin e tij të lindjes për të emigruar në Angli. Kushtet e vështira të jetës nuk i dhanë tjetër mundësi 39-vjeçarit që punonte si fermer në ngastrën e tij të vogël të tokës. Me 22 mijë paund, ai arriti të mbërrijë në “tokën e premtuar”. Parashikimi i tij kaloi përtej normales kur me të mbërritur, ku kërcënua nga dy burra të rrezikshëm për të punuar në një “shtëpi bari”.

Agostini dilte vetëm për të blerë cigare dhe kishte për detyre vetëm ndezjen dhe fikjen e llambave ngrohëse për kanabisin. Babai i tre fëmijëve u arrestua nga policia britanike teksa pranoi se prej 27 korrikut punonte në “shtëpinë e barit”, shkruajnë mediat.

Gjykatësit pasi dëgjuan dëshminë e tij, ranë në mendimin se Agostin Deda ishte rasti tipik i skllavërisë moderne ku nëpërmjet kërcënimeve ai mbahej peng pa dëshirë . Ndoshta 39-vjeçari mendoi se në Angli do të punonte punë të ndershme por që fati nuk ishte me të. Borxhet dhe shantazhi ndaj familjes e bënë shqiptari të punonte me kultivuesit e kanabisit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit