'La liga'/ Real Madrid fiton për të 34-tën herë, Osasuna tronditi Barcelonën

‘La liga’/ Real Madrid fiton për të…

Ekipi spanjoll i “Real Madridit” ka fituar titullin e “La Liga-s” për herë të 34-t në histori.

Të njohur si “Madrilenët”, lojtarët bënë detyrën e tyre në “Santiago Bernabeu”.

Ata mposhtën 2-1 ekipin e “Villarealit”, që nuk ruajti dot vendin e 5-të për në “Europa League”.

Më të lehtë “Realit” ia bëri fitimin e titullit “Barcelona”, e cila u trondit nga Osasuna në shtëpinë e saj.

Katalanasit u mposhtën 1-2 nga një skuadër pa objektiva dhe që janë mësuar ndër vite ta mposhtin me goleadë.

“Real Madrid” siguroi matematikisht titullin me 7 pikë larg nga Barcelona dhe dy ndeshjet e fundit do t’i luajnë sa për statistikë.

Ndërkohë të dyja ekipet elitare spanjolle, duhet të mendojnë për “Champions League”, ku kanë sfida të vështira.

“Real Madrid” do të udhëtojë drejt Anglisë, për t’u përballur me “Manchester City”

Ky i fundit, vjen nga një fitore 1-2 në Bernabeu, kurse Barcelona është më komode pasi i mori Napolit një barazim 1-1 në Itali.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit