‘La me gisht në gojë’ Forcat Speciale, kapet pas disa minutash ndjekje drejtuesi i ‘Benzit’ luksoz që i dha gaz makinës kur policët kërkuan të arrestonin

‘La me gisht në gojë’ Forcat Speciale,…

Kapet drejtuesi i Benz-it që i iku policisë gjatë operacionit dhe madje rrezikoi jetën e efektivëve. Mësohet se policia ka arritur ta kapë drejtuesin e mjetit pas disa minutash, disa metra larg vendit të ngjarjes.

Operacioni u zhvilluar nga policia pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Makina luksoze me xhama të zinj ndalohet nga Forcat Speciale, të cilët i kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tyre.

Aksioni i Forcave Speciale:

Një aksion antidrogë është zhvilluar mesditën e kësaj të marte në kryeqytet, në zonën e njohur ndryshe dhe si ‘Varri i Bamit’. Mësohet se tre persona janë ndaluar nga ana e policisë, ndërkohë që një tjetër ka mundur që të arratiset.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit