La në fuqi prishjen! Veliaj e lexon sipas qejfit vendimin e Kushtetueses

La në fuqi prishjen! Veliaj e lexon…

Edhe pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi qeverinë për ligjin special dhe kalimin e Teatrit Kombëtar në varësi të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e quan fitore vendimin që dha sot gjykata më e lartë në vend.

Veliaj thotë se Kushtetuese la në fuqi vendimin për prishjen e teatrit, ndërsa shton se tani duhet të vijoj puna për ndërtimin e teatrit më të madh në Ballkan.

“Tani te ecim përpara e te ndërtojmë shtëpinë me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbëm kohe me histeri, si me çdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit