La Oriolën për modelen? Rrjeti bie në gjurmët e lidhjes së re të Eros Grezdës

La Oriolën për modelen? Rrjeti bie në…

Prej një viti, lidhja e Oriola Marashit me futbollistin Eros Grezda, ka bërë xhiron e rrjetit.

Pas shumë ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë.

Image

Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për ndarjen, por sipas mediave arsyeja e prishjes se lidhjes së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë.

Ndërkohë, së fundmi, duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele.

Image

Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak u këtyre zënkave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj.

Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra.

Nuk dihet se si janë njohur, por futbollisti ka nisur të pëlqejë fotot e saj muajt e fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit