La pas dy vajza të vogla, ndërron jetë në moshë shumë të re infermierja e QSUT-së, prekin kolegët

La pas dy vajza të vogla, ndërron…

Infermierja e QSUT-së, Adjola Sula, ndërroi jetë ditën e djeshme në një moshë mjaft të re, duke krijuar një dhimbje të madhe te të afërmit, familjarët dhe kolegët e saj të punës.

Lajmin u bë me dije nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook, ku teksa e cilësojnë Sulën si si një të dashur dhe të dhembshur me pacientët, i shprehin ngushëllime familjarëve të saj dhe dy vajzave të vogla.

“Humbje e madhe per te gjithe koleget largimi ne moshe kaq te re te Adjola Sules Infermieres se Urgjences se Semundjeve te Brendshme ne QSUT.

E dashur me te gjithe koleget dhe e dhembshur me te gjithe pacientet qe u sherbente.

Nene e dy femijeve dhe grua shembullore.

Duket sikur jeta eshte e padrejte kur mer njerezit dhe koleget me te mire.

Ngushellime te perzemerta familjes,kolegeve dhe dy vajzave te saj te vogla.

Nuk gjejme dot fjale per te thene cfare na ke shkaktuar te gjitheve ne qe patem fatin te te njihnim.

Shpirti yt u prefte ne paqe” mbyllet postimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit