La profesionin për politikën! Emrat që priten t’i zënë vendin Najada Çomos

La profesionin për politikën! Emrat që priten…

Pak ditë më parë shefja e Infektivit mori ftesë nga kryeministri Rama për t’u bërë pjesë e fushatës elektorale dhe u propozua si kandidate për deputete në radhët e PS. Ndërkohë mësohet se Çomo do të vijojë të jetë në detyrë deri sa të fitojë karrigën e deputetes. Në lidhje me këtë ka folur edhe rektori i Universiteti të Mjekësisë Arben gjata.

Ai tha:

Ka një vendim të Këshillit të ministrave që zbatohet në këto raste pasi mandati i shefave të shërbimit është 5 vjeçar. Najada dhe përgjithësisht shefat e shërbimit në QSUT kanë 2 vite e gjysmë që janë përzgjedhur, kështu që në këto raste veprohet me proces komandimi.

Drejtoria e QSUT i propozon rektoratit një nga emrat që ata mendojnë për ta zgjedhur shef shërbimi, rektorati jep pëlqimin teorikisht dhe pastaj këto emra i shkojnë për konfirmim ministres së Shëndetësisë dhe ministres së Arsimit”-u shpreh Arben Gjata. Kriteri ka të bëjë kryesisht me titullin shkencor ose gradën shkencore, pra duhet të jetë minimalisht doktor shkencash.

Duhet minimumi rreth 15 vjet eksperiencë pune dhe duhet të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pedagogjike. Te infektivi ka plot mjek që e kanë treguar gjatë gjithë kësaj kohe sepse ka një vit që ka filluar COVIDI dhe janë shumë mjek aty që kanë punuar me shumë vetëmohim, me shumë përkushtim.

Do ta ketë të vështirë besoj drejtoria e QSUT të zgjedhë atë që përveç anës së përkushtimit dhe profesional ka dhe aftësi organizative.

Emrat e lakuar për të zënë vendin e shefes së Infektivit janë mjekët infeksionistë Arjan Harxhi dhe Pëllumb Pipero./JOQ Albania/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit