La shqiptarët të vdisnin rrugëve, Evis Sala haramja e muajit gusht

La shqiptarët të vdisnin rrugëve, Evis Sala…

Ish-ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala është shpallur haramja e muajit gusht.

Sala e cila çdo ditë reklamonte në rrjetet sociale mjekësi falas e me standarde europiane tregoi se përballë kësaj propagande dhe fjalëve të bukura fshihen ngjarje tragjike.

Gjatë muajit që lamë pas një qytetare e cila ishte 7-muajshe shtatzënë ndërroi jetë në rrugë sepse spitalet rajonale nuk kishin as kapacitetet e as sigurinë për të menaxhuar një komplikacion.

Ndërkohë që në Vaun e Dejës Sokoli dhe Davidi ranë në kontakt ne rrymën elektrike dhe për shkak të mungesës së ambulancave ndërruan jetë.

Kjo tregoi se pavarësisht retorikës akademike e premtimeve për modernizim radikal të sistemit, realiteti në terren vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit