La shtatzënë 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara, kush është 56-vjeçari i prangosur?

La shtatzënë 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara,…

Policia ka arrestuar një 56 vjeçar, i cili ka kryer marrëdhënies seksuale me një 20 vjeçare me aftësi të kufizuara.

Bëhet fjalë Petrit Arapin, i cili u arrestua për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se 20 vjeçarja ka mbetur shtatzënë.

Njoftimi:

DVP Fier

Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.Materialet i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit