La sobën e drurit ndezur dhe banesa u përfshi nga flakët, ndërron jetë një person në Kukës

La sobën e drurit ndezur dhe banesa…

Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të liqenit të Kukësit, ndërsa dyshohet se flakët janë përhapur pasi i moshuari kishte lënë sobën e drurit ndezur gjatë natës.

“Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë”, bën me dije policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit