Laboratori i kokainës në Fier, të arrestuarit do kryenin vrasje në Dibër

Laboratori i kokainës në Fier, të arrestuarit…

4 të rinjtë e arrestuar në fshatin Tujan në kuadër të operacionit policor që çoi në zbulimin e laboratorit të drogës në Fier, do të kryenin një vrasje në zonën e Dibrës. Ky informacion i administruar nga Policia e Shtetit ka detyruar këtë të fundit të ndërhyjë menjëherë duke vënë në pranga Klajdi Kodrën, Bledar Matoshin, Kid Koshenën dhe Redion Meshin. Arrestimi i tyre u finalizua në Rrugën e Arbrit, teksa 4 të rinjtë lëviznin me një automjet tip Range Rover në pronësi të Klajdi Kodrës, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 kallashnikovë, 2 pistoleta dhe municion luftarak.

Plani për vrasjen që do kryehej nga 4 të arrestuarit u zbulua nga SPAK dhe Policia e Shtetit në bazë të përgjimeve të kryera prej muajsh në kuadër të operacionit Konsistenca, që u finalizuar me gjetjen e 430 kg kokainë të përzierë në 24 ton pleh kimik që mbahej në një shtëpi në Fier. Objektivi në Dibër nuk është zbuluar ende. 3 nga të rinjtë, konkretisht Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Klajdi Kodra janë emra të njohur për Policinë e Shtetit. Në vitin 2016, Kodra është vënë në pranga pasi i grisi uniformën e policisë një efektivi. Bashkë me të u vu në pranga dhe Bledar Matoshi pasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë, me karkikator me 6 fishekë, me mbishkrimin “CAL.380”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit