“Laburakët nuk do fitojnë”/ Ngjela: Të ulin kokat! Shqipëria merr fund nëse…

“Laburakët nuk do fitojnë”/ Ngjela: Të ulin…

Avokati Spartak Ngjela komentoi situatën politike në vendin tonë dhe tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ia la topin kryetarit të opozitës Lulzim Bashës, ndërsa Ngjela tha se politikanët tanë nuk do të fitojnë.

Me tone të ashpra, avokati deklaroi se krerët e partive politike në vendin tonë duhet të ulin kokat, pasi theksoi se Reforma Zgjedhore ndikon në integrimin e Shqipërisë.

“Këta laburakë nuk do fitojnë. Po pse këta do e mundin politikën amerikane? Këta duhet të ulin kokat, se s’mund të dalin kundër fatit të Shqipërisë”, u shpreh ai në Top Talk”.

Sipas tij, “nëse BE-ja nuk hap negociatat, gjithçka merr fund në Shqipëri”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit