Laçi mund Kukësin dhe afron Tiranën me titullin kampion

Laçi mund Kukësin dhe afron Tiranën me…

Kryendeshja e javë së 30 në Kategorinë Superiore luhej në Laç me kurbinasit që prisnin Kukësin pretendent. Ka qenë një ndeshje vërtet e luftuar që në fund ka parë të triumfojnë të zotët e shtëpisë, të cilët kanë siguruar një trepikësh me shumë vlera për zonën e Kupave të Europës, por nga ana tjetër i kanë dhënë një asist Tiranës, që rikthen epërsinë në +9 pikë dhe 6 javë nga fundi, kryeqytetasit e ndjejnë edhe më pranë titullin kampion.

Golin e parë e realizoi Regi Lushkja në të 35-ën pas një aksioni shumë të mirë në të djathtë të Deliut, që jep një pasim mjaft të saktë në qendër, aty ku Lushkja nuk fal duke kaluar Laçin në avantazh.

Në pjesën e dytë Kukësi është më i orientuar drejt sulmit dhe ka një rast të mirë për të shënuar me Et’hemin, që gjuan jashtë i vetëm përballë Stazhillës në minutën e 62-të. Kukësi shpërdoron, Laçi jo. Minuta e 71-të dhe në zhvillimet e një këndoreje Selmani me kokë dyfishon duke siguruar fitoren për kurbinasit.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit