Laçi trondit Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe hap garën për titull

Laçi trondit Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe…

Ka nisur me një goditje të madhe, java e 18-të e Superligës. Në ndeshjen e së premtes, Laçi tronditi në shtëpi Vllazninë, duke fituar 2-1 në “Loro Boriçi”, për të hapur garën për titullin kampion. Miqtë surprizuan në minutën e 59-të, kur pas një gabimi në mbrojtje Nuabueze dërgoi topin në rrjetë për epërsinë e skuadrës së tij.

E shpejtë ishte përgjigja e shkodranëve, që pas vetëm shtatë minutash barazuan shifrat me Imerin. Goli i dha zemër Vllaznisë, që u hodh e gjitha në sulm, por më të mirën morën sërish kurbinasit. I hedhur në fushë si zëvendësues, në topin e para të prekur Harmon ktheu edhe një herë Laçin në epërsi. Por minutat e mbetura, të besuarit e Duros vuajtën shumë, pas daljes me karton të kuq të Obanor. Megjithëse me dhjetë lojtarë, Laçi arriti të ruajë fitoren, që e ngjit në vendin e dytë dhe rihap zyrtarisht garën për titullin kampion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit