Laget me alkool| Policët e gjuajnë me eletroshok, vdes burri nga flakët (VIDEO)

Laget me alkool| Policët e gjuajnë me…

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në zonë periferike të Nju Jorkut. Një burrë në rrethana ende të paqarta, gjatë shoqërimit ka spërkatur veten me benzinë. Viktima me emrin Jones thuhet sipas mediave hyri në Departamentin e Policisë Catskill, e më pas filloi një grindje verbale me tre oficerët.

Jones shihet në video duke hequr këmishën e tij e më pas duke marrë një dezinfektues duarsh për të spërkatur mbi qafën, kokën dhe shpinën e tij. Policët duke e ditur se çpo bënte ai, e qëlluan me elektroshok, por shkëndijet nga arma neutralizuese, shkaktuan flakë në trupin e tij.

29-vjeçari ndërroi jetë në spital nga plagët e marra teksa Prokuroria ka nisur hetimet mbi rrethat që çuan në këtë ngjarje. Në hetim janë tre oficerët, të cilët deri tani janë si të dyshuar për vrasje nga pakujdesia.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit