Lagjet e Beratit pa investime, banorët: Bashkia na ka harruar

Lagjet e Beratit pa investime, banorët: Bashkia…

Prej tre dekadash, banorët e lagjes “Çlirim” në Berat, janë lënë në harresë nga bashkia. Ata shprehen se problem kryesor kanë mungesën e infrastrukturës, për të cilën nuk është investuar kurrë nga pushteti lokal.

Lagjia “Çlirim” në qytetit e Beratit është lënë në harresë totale nga pushteti vendor. Prej rreth 30-vjetësh 200 familjet e kësaj lagjeje vuajnë për rrugë dhe për ndriçim.

E gjithë rruga e lagjes është e amortizuar,me gropa dhe pa asnjë lloj ndriçimi,gjë që i detyron banorët të futen gjatë natës në lagje me drita dore.

Banorët pohojnë se gjatë verës lagjia mbushet nga pluhuri, duke e bërë të pamundur hapjen e dritareve të banesave të tyre, ndërkohë që në dimër e gjithë lagjia mbushet me ujë duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve.

Kjo nuk është lagja e vetme pasi shumë fshatra të tjeta i vuajnë këto probleme. Më kryesore është amortizimi i rrugëve për të cilat nuk është vënë dorë prej kohësh. 

Por edhe ndriçimi është problem për shumë fshatra por edhe qytete të vogla. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit