
Gjendja në lagjen 13 të Durrësit vijon të jetë alarmante për banorët e zonës, të cilët përballen çdo ditë me kushte të rrezikshme për jetën. Puseta të hapura në mes të rrugëve përbën një kërcënim serioz, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit që lëvizin në këmbë.
Përveç rrezikut nga pusetat, rrugët e lagjes janë të papërfunduara, çka e bën edhe më të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve. Rrugë të çara, pluhur i përhershëm dhe mungesa e sinjalistikës kanë kthyer përditshmërinë në një sprovë për banorët që janë harruar nga bashkia.
Kjo situatë nuk ka marrë zgjidhje pavarësisht ankesave të banorëve të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur ndonjë tragjedi dhe për të rikthyer sigurinë në lagjen 13 të qytetit bregdetar të Durrësit aty ku jetojnë.
“Përshëndetje! Kam një ankesë në lidhje me gjendjen skandaloze të lagjes 13 Durrës. Puseta të hapura ku mund të vritesh sa hap e mbyll sytë dhe rrugë të papërfunduara”, shkruan qytetari.