Lagjja ‘Kushtrimi’ në Vlorë përmbytet, banori i revoltuar: Qeveria na ka gënjyer

Lagjja ‘Kushtrimi’ në Vlorë përmbytet, banori i…

Sa herë që ka reshje një nga zonat më të mëdha në Vlorë, lagjja Kushtrimi, përmbytet.  Edhe këtë mëngjes banorët e kësaj lagje janë zgjuar nën ujë.  Banorët thonë që kushtet infrastrukturore janë si në mesjetë, kanalizime të bllokuara dhe lagje pa ujë.

Një nga banorët shprehet se është zhgënjyer nga qeveria. Ai thotë se në çdo kohë fushate i gënjejnë dhe asnjëherë nuk kanë vënë dorë në këtë lagje.

Shiko ku jetojmë ne. Këtu nuk shikon njeri. Kemi të paktën 20 vjet këtu. Kanë qenë disa kryetarë bashkie, edhe Dritan Mjekra (mjekroshi), se për mjekër është jo për gjë tjetër. S’e kemi parë një herë në lagje, të interesohet për këtë komunitet. Vetëm Mezan Malaj ka ardhur një herë. Këtu nuk shikon njeri. Kemi votuar, po tani jo. Nuk dalim sepse na kanë zhgënjyer.

 E shikoni vetë, sa e vështirë është kjo rrugë. Ku do dalin këta banorë. Kanë ardhur dhe gazetarë të tjerë këtu, ju falënderoj. Nuk kujtohet njeri. Këtu vijnë vetëm për të marrë votën. Kam ardhur në takime me të gjithë përfaqësuesit zyrtarë. I kam bërë detyrat e mia. Këta nuk bëjnë asgjë. I kemi humbur shpresat. Në bindje jam i majtë, po jam shumë i pakënaqur nga të majtët, sepse na kanë gënjyer, na kanë mashtruar”, tha banori.

Ndërsa u shpreh se tani nuk ke kë të besosh sepse çdo parti që vjen vetëm premton dhe nuk bën asgjë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit