Lagjja Qerret-Durrës përmbytet pas reshjeve. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia

Lagjja Qerret-Durrës përmbytet pas reshjeve. Qytetarët kërkojnë…

Qytetarët e lagjes Qerret në Durrës kanë ngritur shqetësime lidhur me gjëndjen e rrugëve në zonë, veçanërisht pas reshjeve të shiut. Sipas raportimeve, rrugët mbushen me ujë në mënyrë të konsiderueshme, duke e bërë të vështirë qarkullimin, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.

“Përshëndetje, jemi në vitin 2025 dhe në lagjen Qerret-Durrës, kur bie shi duhet të kalojmë me skaf,” shkruan një qytetar, duke treguar gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Durrës që të marrë masa për sistemimin e rrugëve dhe përmirësimin e kanalizimeve, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet më tej në rast reshjesh të tjera.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit