
Revista argjentinase “Lagunas” e përshkruan vendin tonë si një parajsë që duhet zbuluar patjetër.
Plazhe të virgjëra, peizazhe malore, kështjella dhe qytete plot histori, një ndërthurje e bukurisë natyrore dhe pasurisë kulturore, këto ofron Shqipëria e cila mund të quhet fare mirë Karaibet e Europës.
Deti i Karaibeve nuk është i vetmi destinacion ku mund të shijoni plazhet me ujëra kristal të pastër si ato të Republikës Domenikane, Kubës apo Meksikës. Përkundrazi, ekziston një vend me karakteristika të ngjashme në anën tjetër të Atlantikut.
“Në Tiranë bëni një shetitje ne Sheshin Skënderbej, zemra e qytetit, Muzeun Historik Kombëtar dhe lagjen shumëngjyrëshe të Bllokut, i famshëm për jetën e tij të natës”
Berati, qyteti e një mbi një dritareve, i cili për arkitekturën e tij unike, qyteti i vjetër është pjesë e trashëgimisë botërore dhe mbrohet nga UNESCO.
Një tjetër destinacion që duhet vizituar thotë revista “Lagunas” është edhe Parkun Kombëtar të Butrintit.
Në artikull përmendet më tej Riviera shqiptare, ku spikat plazhi i Ksamilit, i njohur për ishujt e tij të vegjël të aksessueshëm me not ose varkë, ujërat e kristalta dhe rërën e bardhë, perfekte për një arratisje të paharrueshme.