"Lahet" me vaj Rruga e Arbrit, rrezikohet jeta e qytetarëve

“Lahet” me vaj Rruga e Arbrit, rrezikohet…

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në bypassin e Rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës. Për pasojë prej dy orësh janë krijuar radhë kilometrike në afërsi të tunelit. Mësohet se të bllokuar ka edhe fëmijë e të sëmurë.

Por pranë redaksisë tonë ka mbërritur një denoncim nga një prej drejtuesve të mjeteve, i cili shprehet se ky aks rrugor është “i larë” në vaj. Kjo situatë alarmante, vë në rrezik serioz jetën e shumë qytetarëve, të cilët e frekuentojnë këtë rrugë.

Dyshimet janë të larta, se vajin në rrugë e hedhin serviset përreth, por nga ana e autoriteteve nuk kryehet asnjë hetim. Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu, për të mbuluar shenjat, të cilat po shkaktojnë aksidente të rënda e po marrin jetë njerëzish.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit