Lajçak - Kosovës: Plotëso këtë kusht dhe merr statusin kandidat për në BE

Lajçak – Kosovës: Plotëso këtë kusht dhe…

I dërguari special për dialogun,  Miroslav Lajçak thotë se me arritjen e marrëveshjes më Serbinë, Kosova merr statusin e vendit kandidat për hyrje në BE.

”Pa dyshim për Kosovën suksesi në dialog do të thotë të bëhet vend kandidat dhe cdo gjë që vjen me këtë. Kosova që nga nisja e dialogut ka parë një numër të rezultateve konkrete. Po përmendi bashkëpunimin rajonal ku Kosova prezanton veten. Pastaj mbledhja e taksave, liria e lëvizjes, integrimi i policisë dhe gjyqësorit nga veriu. Ka edhe shembuj tjerë”, tha Lajçak gjatë një debati online të martën .

Kosova po thuajse është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Union.

Vendi ka ngecje të mëdha në procesin e integrimeve evropiane. Madje as liberalizimin e vizave që e gëzojnë të gjitha vendet tjera, Brukseli nuk po mund të ia ofrojë Prishtinës.

Nga 27 vende anëtarë të Unionit pesë prej tyre nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Bëhet fjalë për Spanjën, Greqinë, Qipron, Rumaninë, Sllovakinë.

Të martën shefja e diplomacisë spanjolle Arancha Gonzales Laya, tha se vendi i saj nuk e pranon Kosovën dhe se këtij qëndrimi do vazhdojë t’i mbesin besnik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit