Lajm fantastik/ Pique pranon të ulë pagën, Rei Manaj federohet në La Liga me Barcelonën

Lajm fantastik/ Pique pranon të ulë pagën,…

Një lajm i mrekullueshëm ka ardhur ditën e sotme. I aktivizuar në miqësoret e gushtit me skuadrën e parë të Barcelonës, sulmuesi shqiptar Rei Manaj (4 gola) ka rënë në sy të teknikut Ronald Koeman, i cili përballë vështirësive financiare të klubit ka bërë ç’mos ta ketë në ekip.

Kështu, ditën e sotme klubi katalanas bëri të ditur se ka arritur të regjistrojë Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rei Manajn në La Liga.

Dosje e mërzitshme dhe stresuese për të gjithë tifozët e Barçës, që pavarësisht largimit të idhullit të tyre Leo Messi, po shihnin klubin e tyre të zemrës në një situatë mjaft të komplikuar ekonomike.

Regjistrimi i lojtarëve u bë i mundur falë marrëveshjes së lidhur me Gerard Pique që kapiteni i dytë i Barcelonës të ulte ndjeshëm pagën e tij.

Përveç kësaj, klubi vazhdon të punojë së bashku me dy nga katër kapitenët si Sergio Busquets dhe Jordi Alba për të arritur sërish një ulje të pagës. Duhet gjithashtu të theksohet se dy futbollistët titullar janë të gatshëm të bëjnë përpjekje në këtë çështje në mënyrë që të ndihmojnë klubin. Një njoftim çlirues për Koeman i cili do të jetë në gjendje të llogarisë shërbimet e Depayt, Garcias dhe Manaj si dhe të gjithë lojtarët në dispozicion për ndeshjen e kësaj të diele kundër Real Sociedad për javën e parë të La Liga.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit