LAJM I FUNDIT/ 6 raste të reja me Covid-19, cilat janë qytetet me raste aktive

LAJM I FUNDIT/ 6 raste të reja…

Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 6 raste të reja me Covid 19 në vendin tonë, 4 në Tiranë dhe 2 në Shkodër. Ndërkohë numri i personave që janë në spital është 16, 4 prej të cilëve në terapi intesive.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit, dhe janë raste kontaktesh.

Numri i personave që janë ende aktivë me Covid 19 në vendin tonë është 177, ndërsa 32 persona kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.

“Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin sot ka kaluar mbi 1 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste pozitivë. 4 raste janë në Tiranë dhe 2 në Shkodër, kryesisht kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe raste në proces hetimi epidemiologjik. Po aq sa numri i të prekurve është edhe numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. 6 raste janë të shëruar në 24 orët e fundit.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. 

Nga fillimi i epidemisë rreth 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar. Fatkeqësisht 32 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor,” deklaroi ISHP.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-59
Durrës-53
Krujë-27
Shkodër-12
Berat-10
Kamëz-9
Fier-4
Elbasan-1
Mirditë-1
Korçë-1

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit