LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Greqi Laert Haxhiu, rivali i Aldo Bares

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Greqi Laert…

Arrestohet në Greqi Laert Haxhiu, rivali i Aldo Bares. Laert Haxhiu është një nga më të shumëkërkuarit në Shqipëri. 31- vjeçari, lindur në Lushnjë,s u kap me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin M. A., 32 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Emri i tij u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt “masakra e Lushnjes”, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë Leart Haxhiu, i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit