LAJM I FUNDIT/ Basha zbardh takimin me ambasadorët: Ja çfarë u kërkova, nuk do bëhemi fasadë

LAJM I FUNDIT/ Basha zbardh takimin me…

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me ambasadorët e vendeve të BE-së dhe aleatët. Basha tha se ai iu ka kërkuar ndihmë ambasadorëve për të çuar përpara integrimin e vendit në BE.

Sipas Bashës Reforma Zgjedhore është një domosdoshmëri për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por në asnjë rast nuk do të pranojë që të bëhet fasadë për krimet që kryen ditë pas dite qeveria e këtij vendi.

”Shqipëria po bën hapa mbrapa, Kriza po thellohet prej veprimeve të javëve të fundit. Po e largojnë Shqipërinë nga Europa. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e integrimit europian dhe për plotësimin e kushteve.

Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të plotësojë kushtet e integrimit, që të hapë negociatat, dhe të ketë mbështetje politike dhe ekonomike. E ka dhe më shumë të nevojshme.
çështja e dytë ka qenë ekonomike. Pasi Rama kërkon që ehe në kohë pandemia t’i çojë lekët diku tjetër. 7 në 10 familje shqiptarë janë në humnerë ekonomike. Nuk ka asnjë mbështetje simbolike. Në tërësi është një situatë shumë e vështirë, si tek baza ushqimore por dhe tek biznesi që po falimenton. Bizneset prodhuese janë në vështirësi.

Nga ana tjetër me ardhjen e sezonit veror sërish bizneset janë në vështirësi. Këto ishin dy shqetësimet e mia. Ne do të bëjmë gjithçka që të ecë integrimi dhe nga ana tjetër. Të kemi një plan me BE për të mbështetur familjet shqiptare për shkak të krizës së rëndë ekonomike, punësimit që po kthehet edhe në plagë”, u shpreh Basha në fjalën e tij përpara gazetarëve. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit