LAJM I FUNDIT/ Covid-19 mbërrin për herë të parë në Sarandë, del pozitive një shtetase e huaj (Detaje)

LAJM I FUNDIT/ Covid-19 mbërrin për herë…

Covid 19 ka shënuar rastin e parë edhe në qytetin e Sarandës, që derimë tani kishte qenë i paprekur. Mësohet se rasti i parë pozitiv është një shtatase nga Ukraina, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë fundjavën e kaluar.

Mësohet se shtetasja që ka rezultuar pozitive kishte 7 muaj që jetonte në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera. Bluzat e bardha, si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme janë zbuluar dhe 4 raste të reja me Covid 19 në qytetin e Lushnjes, që ishte kthyer në një zonë të gjelbër, me asnjë rast të ri, dhe me të tjerë persona që tashmë ishin shëruar nga Covid 19.

Rastet pritet të konfirmohen në deklaratën e përditshme që bën Ministria rreth mesditës. Jugu i vendit ka qenë i praprekur derimë tani, po duket se me hapjen e sezonit turistik, raste do të importohen edhe atje, ndërsa shpresojmë që ato të jenë sporadike. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit