LAJM I FUNDIT/ Gjendet e pajetë e moshuara në banesë, nuk iu përgjigj telefonatave, dyshohet se…

LAJM I FUNDIT/ Gjendet e pajetë e…

Është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Librazhdit, Lumturie Hyseni 65 vjeç e cila jetonte vetëm. Kanë qenë komshinjtë e saj ata që kanë njoftuar policinë pasi ajo nuk po u përgjigjej në telefon. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfiksit dhe policia.

Momentalisht trupi i pajetë është nisur drejt Elbasanit për ti bërë ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e vdèkjes. Derimë tani dyshohet se ka qenë vdèkje natyrale pasi paraprakisht nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e autoriteteve për ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit