Lajm i fundit/ Kapet në Marok vrasësi i Ardian Nikulajt

Lajm i fundit/ Kapet në Marok vrasësi…

Ruben Saraiva, shtetas portugez me origjinë afrikane, i akuzuar për ekzekutimin e bihnesmenit Ardian Nikulajt është kapur në Marok. 

Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez R. R. S., 28 vjeç”, njofton policia. 

Saraiva akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, ndërsa tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë ku edhe do të gjykohet.

Kujtojmë se Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri nga autori portugez më 19 prill, brenda lokalit të tij në Shëngjin dhe më pas u arratis me motor drejt Lezhës. Për këtë ngjarje deri më tani janë arrestuar porositësi, Edmond Haxhia, dy bashkëpunëtorët britanikë Steven Hunt dhe Thomas Mathin dhe britanikja Harriet Bridgeman.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit