LAJM I FUNDIT/ Kapet sasi e madhe droge brenda kamionit në Durrës, ishte e ndarë në 68 pako

LAJM I FUNDIT/ Kapet sasi e madhe…

Një kamion me drògë është zbuluar në portin e Durrësit, ndërsa në prángat e pòlicisë ka rënë një 49-vjeçar. Burime bëjnë me dije se janë kapur 38 kilogramë me lëndë nárkotike të llojit hèroinë, ndërsa në pránga ra Dhimiter Zyka me banim në Babrru në Tiranë.

Njoftimi zyrtar: Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Pòlicia Kufitare parandalon dhe godet një tentativë për tráfikim të drogave të forta. Parandalimi, identifikimi dhe goditja, si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit mes Pòlicisë Kufitare dhe Seksionit Kundër Nárkotikëve në DVP Durrës.

Vihet në pránga 49-vjeçari që po tránsportonte me kamion lëndën nárkotike. Sekuestrohen 68 pako me lëndë nárkotike hèroinë. Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Tráfiqeve dhe Nárkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e tráfikut të lëndëve nárkotike, parandaluan dhe goditën një tjetër tentativë për tráfikim të drogave të forta. Si rezultat  u vu në pránga shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në PKK Port Durrës, shërbimet e Pòlicisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që  e drejtonte ky shtetas dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura brenda të cilëve ishin fshehur 68 pako me lëndë nárkotike të dyshuar hèroinë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda nárkotike hèroinë me peshë totale rreth 38 kg. Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. Z. iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Tráfikimi i nárkotikëve, në bashkëpunim”. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit