LAJM I FUNDIT/ Kruja nuk gjen qetësi, zbulohen të tjera raste me Covid 19

LAJM I FUNDIT/ Kruja nuk gjen qetësi,…

Situata me Koronavorusin në Krujë vazhdon të jetë problematike, dhe rastet e reja duket se nuk po ndalen, që prej zbulimit të vatrave të para, kryesisht të punonjësve të fasonerive në qytet.

Nga 73 testime të bëra ditën e djeshme rezultojnë 3 raste pozitiv me covid-19. Bëhet fjalë për 2 kontakte dhe një punonjes fasonerie të 3 nga qyteti i Krujës, ndërkohë gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi 5 raste të reja me Covid 19, po në këtë qytet.

Në total në vendin tonë derim tani janë zbuluar 830 raste pozitive me covid 19, shumica e të cilave tashmë janë raste të mbyllura, pasi personat janë shëruar. Në ambientet e dy spitaleve Covid 1 dhe 2 tashmë janë të shtruar 38 persona, nga të cilët 8 janë në terapi intesive por jo të intubuar.

Prej të hënës kanë nisur një sërë masash lehtësuese në të gjithë vendin, ndërkohë që mjekë të ndryshëm thonë se koronavirusi ka qenë në Shqipëri që në muajin Janar, dhe për këtë vendi duhet të shkojë drejt një hapje të plotë, edhe pse rregullat e higjenës dhe distancimi sociale duhet të vazhdojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit