LAJM I FUNDIT/ Nga prostitucioni te vjedhja me dhunë, arrestohet vlonjati i rrezikshëm me dy emra (Detaje)

LAJM I FUNDIT/ Nga prostitucioni te vjedhja…

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në pránga. Kapet 37-vjeçari i dënuar për disa vepra penale në Itali. Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Pòlicisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Vlorë dhe autoriteteve pòlicore italiane, misioni Interforza u bë i mundur nga shërbimet e DVP Vlorë, lokalizimi në Vlorë dhe árrestimi i shtetasit Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim pròstitucioni”, “Trafik narkotikësh” dhe “Vjèdhja me dhùnë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për pròstitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhùnës që të ushtronin pròstitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007.

A.rrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

/


/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit