LAJM I FUNDIT/ Pas akuzave të Ramës për ‘bllokim të çuditshëm’, Kurti merr vendimin e rëndësishëm

LAJM I FUNDIT/ Pas akuzave të Ramës…

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se është pezulluar kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare, njofton Ministria e Brendshme.

Vendimi i qeverisë së Albin Kurtit, shkaktoi shumë rrëmujë ndërmjet qytetarëve dhe shoferëve të kamionëve mëngjesin e sotëm, ku u hasën me rregullat e reja që ishin vendosur nga pala kosovare.

Sot drejtuesit e kamionëve janë përballur me një tarifë shtesë për kamionet e tonazhit të rëndë, pasi do të duhet të bënin një dizeinfektim të detyrueshëm i cili kushtont 22 euro.

Këte veprim të Albin Kurtit për reciprociotet sa i përket pikave kufitare me Shqipërinë, homologu shqiptar Edi Rama e ka përdorur më së miri për të justifikuar qëndrimet e tij të mëparshme.

Rama shprehet se ai nuk gënjente që kur nuk i hap gjithë bota, nuk mund ta bënte Shqipëria ndërsa shton se nuk e ka me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur.

“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!
Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama.

Kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë në doganën e Morinës, u bllokua vetëm pak orë pasi u hap ditën e sotme. Kufiri qëndroi për më shumë se dy muaj i mbyllur, për shkak të pandemisë, në një kohë kur lëvizja mes dy vendeve është përherë e lartë.

Mbyllja e doganës së Morinës ka ndodhur për shkak se është vënë re, një paqartësi e udhëtarëve për rregullat që duhet të ndjekin dhe dokumentacionin që u duhet si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Këtë problem e kanë hasur edhe të gjithë shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë në Kosovë, pasi janë kthyer përsëri pas sapo kanë kaluar kufirin me Kosovën, kjo pasi u është kërkuar një konfirmim zyrtar se janë negativ me Covid-19.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit