LAJM I FUNDIT/ Plagosen dy të rinj në Rrëshen

LAJM I FUNDIT/ Plagosen dy të rinj…

Dy persona janë plagosur në Rrëshen. Mësohet se dy të rinjtë Kledi Kaçi dhe Napolon Gjoka janë plagosur pas një debati për motive banale që kanë patur më njëri- tjetrin. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.

Fillimisht të të rinjtë kanë debatuar më pas kanë përdorur edhe thikat duke plagosur njëri-tjetrin.

Të dy ata janë dërguar në spitalin e Rrëshenit ku po marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit