LAJM I FUNDIT/ Protesta e fermerëve në Divjakë, procedohen penalisht 6 persona, mes tyre 3 organizatorët e PD. Policia jep detajet: Tubim i paligjshëm

LAJM I FUNDIT/ Protesta e fermerëve në…

Gjashte persona jane proceduar penalisht nga policia, mes tyre tre organizatore, pjese e strukturave drejtuese te PD-se, perfshire Ervin Salianjin, sekretar i Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike.

Policia ben me dije se ata organizuan grumbullime të paligjshme në kundërshtim me masat e nxjerra nga organet shtetërore në gjendjen aktuale të epidemisë COVID-19, duke mbledhur ne tubim te paligjshem protestuesit.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht shtetasit:

E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, sekretar i Burimeve Njerëzore pranë Partisë Demokratike;

M. S., 31 vjeç, banues në Berat, këshilltar pranë Partisë Demokratike;

J. Gj., 40 vjeç, banues në Divjakë, kryetar i Partisë Demokratike , dega Divjakë;

E. H., 39 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

R. H., 33 vjeç, banues në Divjakë, shitës perimesh;

A. J., 50 vjeç, banues në Divjakë, fermer;

Ditën e djeshme, shtetasit E. S., M. S. dhe J. Gj., në rolin e organizatorëve, kanë shkuar pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, Divjakë dhe kanë grumbulluar fermerë dhe banorë të zonës, duke mos zbatuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 i ndryshuar, si dhe ndryshimet e Kodit Penal të nxjerra nga organet shtetërore në gjëndjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, të cilët po hetohen në gjendje të lirë. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit