LAJM I FUNDIT/ Protesta për Teatrin në Durrës, procedohen penalisht Robert Budina dhe Ferdinand Xhaferri

LAJM I FUNDIT/ Protesta për Teatrin në…

Regjisori Robert Budina dhe Ferdinant Xhaferri janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Durrësit për organizimin e tubimit para Pallatit të Kulturës.

Në një njoftim për mediat të policisë bëhet me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit R.B., 56 vjeç; F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë.

“Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Pasditen e sotme përpara Pallatit të Kulturës në Durrës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka filluar mbledhjen e firmave për peticionin per rindertimin e Teatrit Kombetar. Regjisori Robert Budina është shprehur se komuniteti duhet të sensibilizohet për krimin që kreu qeveria hapur fare.

Kurse Edmond Budina tha se do të zhvillohet një tur sensibilizues në të gjithë Shqipërinë që të vrasin frikën e krijuar nga dhuna e pushtetit.

“Nuk kemi çfarë të bëjmë më ndryshe, na ngeli vetëm të luftojmë, kam ndenjur 2 vjet e 3 muaj që t’i frymëzoj njerëzit që forca është fjala, fuqia është mençuria e mendjes, meqë të tjerët nuk përgjigjen unë duhet të konvertohem me një ushtar.

Po sensibilizojmë komunitetin, po kërkojmë interpelancë në paralment, për krimin që kreu qeveria hapur fare. Është një luftë e madhe, duhet të sillemi si qytetarë. Është koha për kërkim llogarie për veprim demokratik se pse deshën të vrisnin artistët. Do të detyroheni të bëheni si çeta të vogla që gjithsecili të mbrojë shtëpinë e tij”, është shprehur Robert Budina.

“Do të fillojmë një tur në të gjithë qytetet e Shqipërisë për të sensibilizuar qytetarët, të vrasin frikën sepse dhuna e pushtetit është e jashtëzakonshme. ai parlament që merret me individë dhe nuk merret me probleme të popullit duhet të përpiqemi që kultura do të vidhet në krye të politikës. Presidenti i Republikës tha se nëse populli ngrihet ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë”, tha Edmond Budina. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit