LAJM I FUNDIT/ Qëlluan me armë dy të rinjtë, identifikohen autorët. Policia arreston dy kushërinjtë, tjeri në kërkim, Dalin detajet

LAJM I FUNDIT/ Qëlluan me armë dy…

Identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar të plagosjes së 2 të rinjve, mbrëmjen e datës 17 maj në Mamurras.

Policia ben me dije se ka vene ne pranga dy kushërinjte, shtetasit N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, Kurbin.

Nderkohe qe vijon puna per kapjen e autorit kryesor, shtetastit E. N.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z”, njofton policia.

NJOFTIMI 

Në vijim të punës së kryer nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për zbardhjen e plagosjes me armë të dy të rinjve, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të DVP Lezhë, kanë vijuar pandërprerë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe falë një pune profesionale dhe të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i dy kushërinjve, konkretisht:

-N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, Kurbin.

Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetastit E. N.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale në ngarkim të tyre “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit