Lajm i fundit/ SPAK sekuestron kompaninë e bananeve “Alba Exotic Fruit”, u kap 6 herë me kokainë

Lajm i fundit/ SPAK sekuestron kompaninë e…

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka sekuestruar kompaninë Alba Exotic Fruit. Më herët ajo u kap 6 herë me kokainë.

10 kilogramë kokainë u kapën në Portin e Durrësit në shtator të 2021. Droga u fsheh brenda një ngarkese me banane të destinuara për kompaninë Alba Exotic Fruit.

Në total, midis 13 korrikut 2021 dhe shtatorit, autoritetet kanë konfiskuar rreth 25 kg kokainë nga kontejnerët e tyre.

Administratori i kompanisë Bajron Gumeni i cili zotëron 10% të kompanisë u arrestua në korrik pasi u gjet ngarkesa e dytë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit