LAJM I FUNDIT/ Zbardhen emrat, kush janë 7 personat që u arrestuan se mbrojtën Teatrin Kombëtar

LAJM I FUNDIT/ Zbardhen emrat, kush janë…

7 persona janë vënë në prangat e Policisë për shkak se protestuan gjatë ditës së djeshme në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Burime bëjnë me dije se personat e vënë në pranga janë: Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj, Boiken Abazi, Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila dhe Endrit Mertiri.

Njoftimi: Forcat e Pòlicisë së Shtetit, që prej orëve të para të mëngjesit të datës 17 maj 2020, me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, vijojnë të jenë në mbështetje të aksionit për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Gjatë kryerjes së detyrës, forcat e Pòlicisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Pòlicisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës pòlicie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme “Shqiponja”. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin “Nënë Tereza” dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Pòlicisë kanë shoqëruar në ambientet e Pòlicisë 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë. Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Pòlicisë Nr. 1 dhe Nr. 3, árrestuan në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të pòlicisë së rendit publik” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 7 shtetas: B. A., 38 vjeç; K. Q., 37 vjeç; S. N., 35 vjeç; R. L., 35 vjeç; E. M., 33 vjeç,  B. T., 30 vjeç; E. Xh., 33 vjeç. U proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, 21 shtetas.

Për 36 persona të tjerë që ishin të shoqëruar në ambientet e Komisariateve u mor masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave të veçanta kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Pòlicia e Shtetit apelon për organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, se grumbullime të tilla janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Aktin normativ duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e infeksionit COIVD-19, pasi Tirana është ende një zonë e kuqe në hartën epidemiologjike të vendit. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit