LAJM I FUNDIT/ Zgjedhjet në Universitete, Koni kallëzon penalisht 6 persona

LAJM I FUNDIT/ Zgjedhjet në Universitete, Koni…

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës 6 persona, që sipas tij, pretendojnë të jenë anëtarë të Komisionit Institucional Zgjedhor.

Koni ka kallëzuar penalisht për “shpërdorim të detyrës” dhe “kryerje funksioni pas dhënies fund të tij” janë Majlinda Keta, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka dhe Skerdi Dafa, administrator i UT.

Mësohet se të kállëzuarit, sipas Konit që pretendojnë të jenë anëtarë të Komisionit Institucional Zgjedhor, janë mbledhur dhe kanë filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gnatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit.

Për këtë shkak, UT ka zgjidhur kontratat e punës me ta. Ndërkohë, sipas kallëzimit, edhe pas zgjidhjes së kontratës së punës, kanë vijuar veprimtarinë e tyre në mënyrë ta paligjshme dhe kanë nxjerrë akte dhe vendime në kundërshtim me ligjin. /faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit