Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta pedagogu dhe mjeku i njohur

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta pedagogu…

Panajot Boga, profesori dhe mjeku i njohur i Ortopedisë ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmi bëhet i ditur nga miqtë e tij në rrjetet sociale, të clët kanë shprehur ngushëlllimet për ndarjen nga jeta.

Boga ka drejtuar shërbimin e Ortopedisë në Shqipëri për disa vite radhazi. Ai është shpallur qytetar nderi për qytetin e Gjirokastrës dhe ka marrë çmimin e Artë të Republikës për punën e shkëlqyer dhe kontributin në mjekësi.

Shërbimi universitar i Ortopedi-Traumatologjisë në Spitalin Ushtarak ka marrë emrin e profesor Panajot Bogës.

Të shumtë janë ata që kanë shprehur ngushëllimet për familjen e Bogës, ndër të cilët edhe ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu.

“Lamtumirë Prof. Dr. Panajot Boga! Sot është një ditë zie për mjekësinë e veçanërisht për ortopedinë shqiptare, që humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tonë, organizatorin energjik e të kudo gjendur, drejtuesin jetë gjatë të shërbimit të ortopedisë, aplikuesin e guximshëm e vizionar të shkencës e progresives në atë fushë kaq të gjerë të mjekësisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, kolegëve, bashkëpuntorëve të rinj e të dikurshëm, miqve, të gjithëve, për këtë humbje të madhe”, shkruan Shehu në rrjetet sociale./ CNA.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit