Lajm i keq! Greqia nuk njeh certifikatën e vaksinimit të shqiptarëve

Lajm i keq! Greqia nuk njeh certifikatën…

Një lajm i keq ka ardhur nga Greqia për shqiptarët që jetojnë, punojnë atje. Mësohet se Greqia nuk do të njoh certifikatat e vaksinimit të shqiptarëve, madje edhe të vaksinave Pfizer e Astra Zeneca. Këtë e ka bërë të ditur zyrtarisht zv/ministri i Qeverisjes Dixhitale, kompetent për Lehtësimin e Procedurave, Jorgos Jeorgantas. Jeorgantas ka pranuar se sistemi grek njeh automatikisht certifikatat e vaksinimit të vendeve të BE-së, por nuk ekziston askund një sistem i tillë i përsosur për identifikimin e çdo certifikate, nga vendet e ndryshme të botës.

Zëvendësministri i Qeverisjes Dixhitale greke George Georgantas:

BE-ja ka bërë pjesën e saj, jo vetëm për vendet që i përkasin, por edhe për 16 vende partnere të tjera, sistemet e të cilave janë njohur dhe integruar, si Izraeli, Norvegjia, Islanda dhe Turqia. Nëse jo sot, nesër do të paraqitet një amendament nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Qeverisjes Dixhitale, sipas të cilit do të krijojmë dy regjistra të rinj: Regjistri i të vaksinuarve jashtë BE-së ku bën pjesë Shqipëria dhe regjistri i atyre që duan dozën e tretë në Greqi. Certifikatat janë dy llojesh, ato që janë të verifikueshme në mënyrë dixhitale dhe disa që nuk janë të verifikueshme në mënyrë dixhitale, ndaj duhet të ketë më shumë përpunim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit