Lajm i keq për Dortmund-in, dëmtohet Erling Haaland

Lajm i keq për Dortmund-in, dëmtohet Erling…

Borussia Dortmund përveç humbjes direkt kundër rivalit të tyre për titull kampion, tashmë duhet të llogarisë edhe dëmtimin e Erling Haaland.

Në sfidën e humbur ndaj Bayern Munich, sulmuesi norvegjez la fushën e lojës në minutën e 72-të, ndërsa u zëvendësua nga Giovanni Reyna. Talenti 19-vjeçar u detyrua të linte fushën në minutën e 72-të teksa në përpjekje për të kapur topin e krosuar nga Jadon Sancho, pësoi tërheqje muskulare.

Ndërsa u largua nga fusha, Haaland filloi të çalonte, duke u kthyer ngadalë në pankinë pa mundur të ecë normalisht.

Testet mjekësore në orët e ardhshme do të sqarojnë shkallën e dëmtimit. Fillimisht duket një fryrje e këmbës, por se çfarë mund të fshihet më në detaje, kjo mbetet për t’u parë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit