Lajm i keq për vegjetarianët! McDonald’s i skuq patatet edhe me shije viçi

Lajm i keq për vegjetarianët! McDonald’s i…

Ky lajm mund të jetë shokues për qytetarët vegjetarianë, që janë të apasionuar pas patateve të skuqura të McDonald’s. Jordan, Tiktoker, ndau një video ku zbulonte se patatet aq të shijshme të McDonald’s gatuhen edhe me shije viçi.

Në videon e tij, e cila mori më shumë se 9.4 milionë shikime, Jordan shpjegoi se ai di shumë sekrete të ushqimit të shpejtë, por ky ishte sekreti që mendonte se duhej ta ndante me ndjekësit e tij.

McDonald’s gatuan patatet e skuqura me shije viçi të përzier me vajin e tyre vegjetal. Kjo është arsyeja pse patatet e skuqura të tyre shijojnë kaq shumë, por janë edhe shumë të ndryshme nga të gjithë të tjerët. Ndoshta është një lajm i keq për vegjetarianët, por është më mirë ta dini”, tha ai. 

Edhe vetë faqja zyrtare e internetit të McDonald’s, deklaratat e Jordanit i konfirmoi si plotësisht të vërteta, raporton Daily Mail.

Kur furnitorët tanë skuqin pjesërisht patatet, ata përdorin një përzierje vaji që përmban shije viçi. Kjo siguron shije të shkëlqyer dhe aromë të njohur që të gjithë e duan nga patatet tona të famshme botërore”, thotë kompania në FAQ e saj.

Shumë njerëz u tmerruan nga lajmi, dhe disa vegjetarianë pranuan se kishin ngrënë patatet e skuqura pa e kuptuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit