Lajm i madh, Senati francez rrëzon vaksinimin e detyrueshëm

Lajm i madh, Senati francez rrëzon vaksinimin…

Senatorët nga Partia Socialiste (PS) – grupi i dytë më i madh në Senat – paraqiten diten e djeshme një ndryshim në ligj në një përpjekje për të bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid -19 në Francë. Por ligji u hodh në votim dhe u rrëzua.

Vaksinimi ishte i detyrueshëm për disa profesionistë siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe shifrat e fundit tregojnë se 50,673,917 njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid, ekuivalente me 87.9% të popullsisë së kualifikuar.

Sidoqoftë, senatorët besojnë se ligji i ri është i nevojshëm për të siguruar që edhe popullata e mbetur të vaksinohet. Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në Facebook ku ka përshëndetur vendimin e marrë nga Senati francez dhe ka shkruar: “Ja pra protestuesit fituan”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit