Lajm i mirë/ Mali i Zi i 'thërret mendjes', hap kufijtë me Shqipërinë, por me një kusht...

Lajm i mirë/ Mali i Zi i…

Shqipëria mbeti e izoluar gjithë këto muaj, ku si pasojë e koronavirusit, kufijtë ishin të mbyllura me shumë shtete përfshi këtu BE-në, Amerikën, por edhe vendet e rajonit.

Por duket se më i fortë se rreziku nga koronavirusi është kriza ekonomike që i ka zënë shtetet, si ato të BE-së ashtu dhe ato të rajonit.

Si rrjedhojë e kësaj situate, shumë shtete të BE-së por edhe fqinjët tanë në rajon, kanë nisur muajin e fundit hapjen graduale.

I fundit që po “reflekton” dhe po i hap sërish portat, është fqinji ynë Veriperëndimor, Mali i Zi.

Siç mësohet, nga dita e nesërme, Mali i Zi, do të hapë kufijtë me vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.

Lajmi u dha nga drejtori Institutit të Shëndetit Publik të Podgoricës, Boban Mugosha, i cili tha se, shqiptarët do të lejohen të futen në shtetin fqinj.

Por kushti i fqinjit ton Veriperëndimor është vetëm që udhëtarët nga Shqipëria të kenë me vete testin serologjik (PCR) negativ.

Hapja e kufijve është bërë për të ndihmuar sektorin e turizmit, pasi këtë vit është prekur ndjeshëm.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit